Home Business / Technology A po na përgjon instagrami… testuesit e iOS 14 bëjnë zbulimin e rëndësishëm
A po na përgjon instagrami… testuesit e iOS 14 bëjnë zbulimin e rëndësishëm
0

A po na përgjon instagrami… testuesit e iOS 14 bëjnë zbulimin e rëndësishëm

0
0

Sistemi i operimit të iPhone-it të ri iOS 14, tashmë do ti paralajmërojë përdoruesit sa herë që aplikacionet përdorin kamerën apo mikronin e telefonit tuaj.

Ky funksion paralajmërues ka filluar të aplikohet fillimisht për Instagramin, i cili në fakt e ka konsideruar këtë veprim si të gabuar.

Më konkretisht testuesit e sistemit të operimit të iPhonit të ri, zbuluan se Instagrami ka akses në kamerat e telefonave smart edhe në rastet kur përdoruesit thjesht hyjnë dhe shikojnë fotot apo videot në faqen kryesore.

Vetë Instagrami ndërkaq nuk e ka mohuar që ka akses në kamerat e telefonave smart dhe përdoruesit dyshojnë se rrjeti social përgjon përmes kamerave në sfond.

Ndërkaq një zëdhënës i Instagram i tha portalit britanik “The Verge”, se bëhet fjalë për një gabim dhe se në rastin konkret nuk përdoret aksesi që ky app ka tek kamerat dhe mikrofoni dhe se nuk rregjistrohet asnjë gjë.

Kompania premtoi ndërkaq që të ndërhyjë për ta ndrequr këtë gabim.

Sistemi  iOS 14 i Iphonit të ri është aktualisht në fazë testimi dhe pritet të dalë në treg në vjeshtë.

Gjatë testimit përdoruesit zbuluan se Instagram aktivizonte kamerën edhe nëse dikush thjesht shikonte faqen kryesore.

Në të ardhmen iOS 14 do ti paralajmërojë përdoruesit e vet, duke shfaqur në ekran një pikë jeshile apo portokalli në rast se një aplikacion është duke përdorur kamerën.

Link: https://www.focus.de/digital/handy/iphone/unerwuenschte-aktivitaet-spioniert-instagram-nutzer-ueber-die-kamera-aus-ios-14-deckt-unerlaubten-zugriff-auf_id_12256646.html?xing_share=news

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/-1MWTZamkwI