Home Aktualitet E trishtë, reperi i njohur ndërron jetë papritur në moshë të re
E trishtë, reperi i njohur ndërron jetë papritur në moshë të re
0

E trishtë, reperi i njohur ndërron jetë papritur në moshë të re

0
0

Anëtari i grupit “The Roots”, reperi Malik B ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare.

Njoftimin e ka dhënë vetë grupi me një njoftim në faqen zyrtare në Instagram.

Ata kanë postuar një foto të reperit së bashku me bashkëthemeluesit e grupit ndërsa krahas fotos shkruhet:

“Me zemër të thyer dhe me lot në sy po ju njoftojmë për largimin nga jeta të vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të grupit “The Roots”, Malik Abdul Basit. Ai do të mbahet mend për përkushtimin e tij nga Islamit, vëllazërimin e tij të dashur si dhe inovacionin që ka sjellë si në prej MC-ve më të talentuar të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë që të respektoni familjen e tij në këtë kohë zie për një humbje kaq të madhe”

Shkaku i vdekjes së reperit nuk është bërë i ditur, por lajmi për largimin e tij nga jeta ka trishtuar fansat dhe miqtë e tij.

https://www.instagram.com/p/CDPLAtJAFr7/

Link: https://www.instagram.com/p/CDPLAtJAFr7/