Home ShowBiz Jonidës nuk i rrihet pa e ngacmuar, shiheni çfarë i bën Besnikut në makinë
Jonidës nuk i rrihet pa e ngacmuar, shiheni çfarë i bën Besnikut në makinë
0

Jonidës nuk i rrihet pa e ngacmuar, shiheni çfarë i bën Besnikut në makinë

0
0

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një prej çifteve më tërheqës të showbizit.

Ata janë bekuar së fundmi me një vajzë dhe shpesh i shohim teksa ndajnë me fansat momente të veçanta pranë vogëlushes Emi.

Jonida ka postuar së fundmi në instagram një video ndërsa është duke udhëtuar me Besnikun.

Ky i fundit është shumë serioz dhe nuk po ndihet fare, por Jonida nuk mund të rrijë pa e ngacmuar.

Ajo afrohet me kujdes dhe zgjat dorën duke e gjuajtur si për ta zgjuar nga serioziteti i tij.

“Shumë serioz po rri në makinë, nuk rrihet kështu, s’ka lezet”, shkruan ajo krahas videos duke i bërë tag Besnikut.

Reagimi i Besnikut pas veprimit të Jonidës nuk duhet humbur dhe është ai që ka shkaktuar më shumë të qeshura mes miqve dhe fansave të çiftit pasi kanë parë videon.

https://www.instagram.com/p/CDPDFUJHI73/

Link: https://www.instagram.com/p/CDPDFUJHI73/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CA50qyhjBN7/