Home Aktualitet E trishtë/ Zgjohet nga koma, por e gjitha familja I ka vdekur nga Coronavirus
E trishtë/ Zgjohet nga koma, por e gjitha familja I ka vdekur nga Coronavirus
0

E trishtë/ Zgjohet nga koma, por e gjitha familja I ka vdekur nga Coronavirus

0
0

Një 43 vjeçar nga Edinburgu i quajtur Scott Miller arriti të mposhtë Coronavirusit pas disa javësh në terapi intensive, por kur u zgjua kuptoi se ishte i vetmi i mbijetuar në familje.

Nëna dhe bashkëjtuese i saj, ndërruan jetë gjatë kohës që ai ishte në koma duke luftuar me sëmundjen.

Scott në një intervistë për BBC tha se gjithçka nisi në 21 mars kur nëna e tij 76 vjeçare rezultoi e prekur me Coronavirus.

E njëjta gjë ndodhi edhe më bashkëjetuesin e saj, i cili jetonte në një shtëpi me të dhe fatkeqësisht nuk mundi dot të jetonte.

Kunata e 43 vjeçarin tha se mjekët nuk I kishin dhënë shpresë për Scott, por kur morën lajmin se kishte dalë nga koma, emocionet ishin shumë të mëdha thotë ajo.

Scott tashmë është shëruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të vështirë ta kalojë dhimbjen për humbjen e nënës dhe partnerit të saj.

Gjatë intervistës ai u shpreh me lot në sy se nuk mund ta besoj dot që ky virus i mori jetën dy njerëzve të tij më të dashur.

Link: https://www.bbc.com/news/uk-scotland-edinburgh-east-fife-53660932

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/