Home Business / Technology Heqja e maskës për të zhbllokuar telefonin një risk më vete, autoritetet kërkojnë zgjidhje nga Apple
Heqja e maskës për të zhbllokuar telefonin një risk më vete, autoritetet kërkojnë zgjidhje nga Apple
0

Heqja e maskës për të zhbllokuar telefonin një risk më vete, autoritetet kërkojnë zgjidhje nga Apple

0
0

Autoritet e transportit rrugor të New York i kanë drejtuar gjigandit Apple një kërkesë që të garantojë hapjen ose heqjen nga çelësi të telefonave iPhone pa qenë nevoja që personat të heqin maskën.

Aktualisht kur dikush dëshiron që të hapë telefonin, duhet që të heqë maskën për të vijuar me procesin e njohjes së fytyrës dhe kjo rezulton e rrezikshme në ambjente publike në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Kështu autoritetet në fjalë kanë kërkuar që Apple të përsosë teknologjinë e saj duke bërë të mundur njohjen e fytyrës pa qenë nevoja që të hiqet maska.

“Apple duhet të vëjë në përdorim teknologji të reja dhe zgjidhje që garantojnë mbrojtjen e klientëve nga “COVID-19”, thuhet në një letër të kompanisë së transportit.

Aktualisht mësohet se Apple është duke punuar për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë problem, por ende mbetet e paqartë se cilat janë hapat dhe funksionet e reja që do të ndërmeren në këtë drejtim.

Edhe procesi i pagesave me Apple Pay gjithashtu autorizohet në mënyrë biometrike.

Në zona të ndryshme afër stacioneve të transportit publik gjithsesi Apple ofron një mënyrë pagese që eleminon nevojën për verifikim biometrik, por përdoruesit duhet ta aktivizojnë fillimisht një teknik që gjithsesi nuk është aktive në çdo stacion në New York dhe për pasojë lind nevoja e gjetjes së një zgjidhje edhe lidhur me këtë problem.

Link: https://www.heise.de/news/iPhone-Entsperrung-ohne-Gesichtsmaske-New-York-draengt-Apple-zu-Anpassungen-4867018.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-in-beige-jacket-and-gray-knit-cap-holding-smartphone-3962218/