Home ShowBiz “Mezi të presim..”, Olta na tregon rrobat e bebit dhe janë kaq të bukura
“Mezi të presim..”, Olta na tregon rrobat e bebit dhe janë kaq të bukura
0

“Mezi të presim..”, Olta na tregon rrobat e bebit dhe janë kaq të bukura

0
0

Aktorja e njohur Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.

Ajo është në muajin e nëntë dhe në pritje të një djali.

Oltën e kemi parë shpesh herë të postojë foto me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë me fansat dhe miqtë thuajse çdo hap të shtatëzanisë së saj.

Aktualisht që pritjes po i vjen fundit, Olta ka vendosur të ndajë me miqtë në instagram disa nga rrobat e bebit.

Ajo pozon përpara dollapit plot me rroba për vogëlushin, ndërsa në dorë mban një trupore të bardhë në të cilën shkruhet: “Unë e dua babin”.

“Kurrë më parë valixhe më të bukur nuk kam përgatitur. Mezi presim të të kemi në krahët tonë i vogli jonë. Mami dhe babi janë të çmendur pas teje”, shkruan Olta krahas fotos.

Olta vazhdon të jetë në Spanjë së bashku me partnerin e saj ku pritet të lindë djalin e saj.

https://www.instagram.com/p/CEHNIphn–x/

Link: https://www.instagram.com/p/CEHNIphn–x/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCvm84jH5hs/