Home ShowBiz Stresi dhe Morena bëhen bashkë, ja çfarë po kurdisin
Stresi dhe Morena bëhen bashkë, ja çfarë po kurdisin
0

Stresi dhe Morena bëhen bashkë, ja çfarë po kurdisin

0
0

Këngëtarja Morena Taraku dhe reperi Stresi duket se janë bërë sërish bashkë për një projekt të ri muzikor.

Tashmë kanë kaluar 5 vite nga bashkëpunimi i tyre i fundit i cili rezultoi goxha i suksesshëm dhe mesa duket do të rikthehen sërish për një tjetër sukses.

Ka qenë Morena ajo që ka publikuar në story  një foto nga studioja duke punuar, ndërsa bën tag Stresin.

Ata nuk kanë dhënë detaje të tjera, por kujtojmë se Stresi në një intervistë të pak kohëve më parë tha se ka punuar shumë dhe ka gati disa këngë të cilat do ti publikojë në shtator.

Mesa duket një prej tyre mund të jetë edhe bashkëpunimi me Morenën, megjithatë gjithçka ngelet për t’u parë në vijimësi.

 

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi ifotos: https://www.instagram.com/p/CD8ku6bFdD3/https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve