Home Aktualitet Shikimeve fallco ju erdhi fundi, Acromax pjesë e vendimit të rëndësishëm
Shikimeve fallco ju erdhi fundi, Acromax pjesë e vendimit të rëndësishëm
0

Shikimeve fallco ju erdhi fundi, Acromax pjesë e vendimit të rëndësishëm

0
0

Operatorët e pesë websiteve që ofronin shërbimin e  manipulimit për audio streams në Gjermani do t’ju duhet tashmë të ndërpresin shërbimet e tyre.

Këtë lajm e bëri publik sot Shoqata Federale e Industrisë së Muzikës si dhe organizata mbështetëse e saj IFPI, të cilat në bashkëpunim me disa kompani anëtare mes të cilave është pjesë edhe Acromax Media u bashkuan verën e kaluar në një koalicion të gjerë të palëve kundër fenomenit të blerjes dhe manipulimit te klikimeve.

Menjëherë pas kësaj, Gjykatat rajonale të Bremen, Hamburg Cologne dhe Darmstadt në Gjermani nxorrën disa masa paraprake sipas të cilave këta operatorë tashmë nuk do të lejohen më të ofrojnë shërbimet e tyre të manipulimit përmes krijimit të një pasqyre klikimesh të audiove të ndryshme që nuk bazoheshin në dëgjues realë.

Këto rregulla për të cilat një kontribut të veçantë ka dhënë edhe Acromax Media do të aplikohen në të gjitha shërbimet e muzikës online dhe janë pjesë e një fushate gjithëpërfshirëse që është ndërmarrë së fundmi nga industria e muzikës kundër manipulimit në këtë fushë për muzikën në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Vetë CEO i IFPI-së Frances Moore tha se Industria e Muzikës investon vazhdimisht në zhvillimin e tregut të ligjshëm të muzikës dixhitale duke u munduar që t’ju sigurojë  krijuesve të muzikës, pagesa të drejta dhe korrekte për punën e tyre.

Ndërsa CEO i Shoqatës Federale të Industrisë së Muzikës  tha se për Industrinë dhe për fansat është e një rëndësie thelbësore të besohet në ofertat dixhitale, kjo për faktin se muzika tashmë është duke u përdorur kryesisht në mënyrë dixhitale.

Sipas tij vendimi i marrë nga Gjykata tregon edhe njëherë vendosmërinë e Industrisë për të operuar në mënyrë të ligjshme.

Link: https://www.musikindustrie.de/presse/presseinformationen/musikbranche-erwirkt-erneut-einstweilige-verfuegungen-vor-den-landgerichten-in-bremen-und-hamburg

Burimi i fotos: https://www.shutterstock.com/image-photo/wall-sign-fake-vs-original-1305216859