“I humba të gjitha shpresat”, me një foto nga spitali këngëtari rrëfen betejën me COVID-19
Këngëtari i famshëm latin J Balvin ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe së fundmi ka vendosur të ndajë me fansat eksperiencën e tij lidhur me sëmundjen.
Ai ka postuar në instagram një foto ku pozon së bashku me një mjek në spital ndërsa krahas fotos shkruan: “Duhet ta dini që jam një njeri me të njëjtat gabime, frikëra dhe presione njësoj si ju. Kjo foto e ka bërë një nga mjekët që më qendruan pranë gjatë sëmundjes. Carlos dhe Sergio janë ata që u kujdesën profesionalisht për mua. Më kujtohet kjo foto sepse në ato momente i kisha të gjitha simptomat e sëmundjes dhe e humba shpresën deri në atë pikë sa menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi nga kjo sëmundje e cila edhe më e fuqishme. Ndjej në shpirt ata që kanë humbur familjarët në këtë situatë të vështirë pandemie. Sot dua vetëm të jem një zë shprese. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj, ju dua Jose”, shkruan ai krahas fotos teksa ka vendosur kështu të ndajë eksperiencën e vështirë me sëmundjen.
Këngëtari tashmë e ka kaluar sëmundjen dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
https://www.instagram.com/p/CEZ3FonH6XU/Link: https://www.instagram.com/p/CEZ3FonH6XU/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CENhgO0n5wj/