Home Aktualitet Ulet numri i rasteve të reja, por situata në spitale ende serioze
Ulet numri i rasteve të reja, por situata në spitale ende serioze
0

Ulet numri i rasteve të reja, por situata në spitale ende serioze

0
0

84 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë duke shënuar kështu një ulje të rasteve të reja pas gati disa muajsh më shifra të larta.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetë katër persona me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkaq bëhet me dije se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 97 persona të tjerë duke e çuar në 5020 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Megjithatë situata në spitale vijon të jetë shqetësuese ku aktualisht po marrin trajtim 175 persona, 17 prej të cilëve në terapi intensive dhe 9 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë kanë përsëritur edhe një herë apelin për të treguar kujdes si dhe për të ruajtur distancën dhe për të përdorur maskat në ambjente të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=FdJfDj5I0FI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FdJfDj5I0FI

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/