Home ShowBiz Një ditëlindje ndryshe, Julka organizon për të birin festën e pazakontë
Një ditëlindje ndryshe, Julka organizon për të birin festën e pazakontë
0

Një ditëlindje ndryshe, Julka organizon për të birin festën e pazakontë

0
0

Kështu e ka konceptuar ditëlindjen e të birit moderatorja Julka Gramo.

“Kuzhina e Gregut”, shkruhej në kopështin e zbukuruar për ditëlindjen e vogëlushit ndërsa fëmijët ishin veshur me përparëse dhe kapele në kokë duke improvizuar disa gatime me brumë.

Në disa video të postuara në instagram Julka ka zbuluar disa nga momentet më të bukura të festës ku nuk mungoi argëtimi në një dekor fantastik.

Ajo zbuloi gjithashtu edhe tortën gjigande e cila ishte në formën e një shtëpie ku nuk mungonin paisjet shtëpiake si dhe sipër tortës vogëlushi Greg si një shef kuzhine.

Julka ka postuar gjithashtu disa foto me të voglin e saj shoqëruar me një mesazh urimi shumë të veçantë.

“Ti ma ndriçon jetën Greg Islami. Ma ngjyros me ngjurat më të paimagjinueshme që çdo artist do I kish zili. Ma ëmbëlson siç vetëm ti di. Më bën të shkrihem nga përqafimet e tua dhe të provoj të më shpërthejë zemra nga dashuria. Ti je gëzim. Gëzuar ditëlindjen kopja ime e vogël”, shkruan ajo në 5 vjetorin e të birit.

Link: https://www.instagram.com/julkagramo/https://www.instagram.com/p/CEogLtJBgMm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEOc7L6hLFQ/