Home ShowBiz Me buzëkuq dhe sytë e lyera, Lian lyen babin ndërsa ai fle gjumë
Me buzëkuq dhe sytë e lyera, Lian lyen babin ndërsa ai fle gjumë
0

Me buzëkuq dhe sytë e lyera, Lian lyen babin ndërsa ai fle gjumë

0
0

Vesa Luma dhe Big Basta prej vitesh tashmë kanë krijuar jetën e tyre në Zelandën e Re.

Ata po jetojnë dhe punojnë aty së bashku me djalin e tyre Lian me të cilin i shohim të postojnë hërë pas herë foto dhe video shumë të veçanta.

Vogëlushi tashmë është rritur dhe ka një raport shumë të veçantë si me mamin ashtu edhe me babin.

Vesa ka treguar me anë të disa fotove momentet më të bukura të Lian me të atin.

Disa prej tyre janë momente shumë qesharake ku Lian shihet teksa lyen të atin me buzëkuq ndërsa ai është duke fjetur gjumë.

“Gëzuar për babain që lëviz edhe malet për të voglin e tij. Të duam nga Zelenda e Re dhe mbrapsht”, shkruan Vesa në fotot e veçanta të cilat kanë tërhequr vëmendjen e fansave.

https://www.instagram.com/p/CExu9rZp09G/

Link: https://www.instagram.com/p/CExu9rZp09G/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDYc4upJPHz/