Shtohet sërish numri i rasteve të reja, ndërrojnë jetë 3 pacientë
151 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ku 71 raste janë vetëm në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar komunikon se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë tre persona të cilët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq që prej fillimit të epidemisë e deri më sot rregjistrohen 6186 të shëruar dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit listës i janë shtuar edhe 80 persona të tjerë.
Në të dyja spitalet në vend janë shtruar 198 persona, 21 në terapi intensive dhe katër të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe përdorimin e maskës në ambjentet e mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=f_kQRRYGWZI
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/