Home Aktualitet Rritet sërish numri i infektuarve, ndërron jetë një pacient
Rritet sërish numri i infektuarve, ndërron jetë një pacient
0

Rritet sërish numri i infektuarve, ndërron jetë një pacient

0
0

151 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dukë shënuar një tjetër rritje të rasteve të reja.

Ndërkaq 45 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen duke ju shtuar listës së personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht ka ndërruar jetë një person i infektuar me Coronavirus ndërsa në spitale ndodhen aktualisht të shtruar 192 persona, 18 prej tyre në terapi intensive dhe 5 prej tyre të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të përsërisin apelin për të respektuar masat e sigurisë si dhe për të vendosur maskën në ambjente të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=g8FhTqG4vYA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=g8FhTqG4vYA

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/