Home ShowBiz Një tjetër aktore largohet nga “Portokalli”, ja për kë bëhet fjalë
Një tjetër aktore largohet nga “Portokalli”, ja për kë bëhet fjalë
0

Një tjetër aktore largohet nga “Portokalli”, ja për kë bëhet fjalë

0
0

Spektakli i humorit “Portokalli” ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave se prej tij ishte larguar rregjisori Altin Basha, dy prezantuesit si dhe disa aktorë.

Në fakt përveç Xhemit që pranoi vetë largimin, askush tjetër nuk ka folur mbi këtë temë dhe deri tani nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar se çfarë do të ndodhë me këtë spektakël.

Megjithatë një tjetër aktore e ka konfirmuar vetë largimin e saj nga ky spektakël.

Ajo është aktorja Renada Caca e cila përmes një statusi në instagram ka vërtetuar çfarë ka ndodhur me të.

“Po është e vërtetë. I uroj suksese kolegëve të mi, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. I falënderoj për mbështetjen. Përgjithmonë miq. Falënderoj institucionin për mirëkuptimin dhe mbështetjen si dhe drejtuesit e institucionit Vjollca Hoshën për mirëbesimin gjithë këto vite dhe në veçanti Ben Blushin për mirëkuptimin dhe suportin në gjithçka si dhe drejtorin Bjorn Xhokaxhi. Me ju do jem së shpejti fansat  emit ë dashur. Ju dua, jeni dashuria ime deri në fund. E di që do ju mungoj por s’do ju braktis kurrë”, shkruan ajo në statusin e saj në instagram.

Fansat e aktores kanë shprehur trishtim për largimin e saj, por i kanë uruar asaj suksese në rrugën që do të ndjekë tani e tutje.

renada caci

Link: https://www.instagram.com/renada.caci/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAlPpSlHn7Y/