Home ShowBiz “E ardhmja më duket e trishtë..”, Klea habit me deklaratën e fundit
“E ardhmja më duket e trishtë..”, Klea habit me deklaratën e fundit
0

“E ardhmja më duket e trishtë..”, Klea habit me deklaratën e fundit

0
0

Në ditët e sotme teknologjia dhe rrjetet sociale duket se po zënë gjithnjë e me shumë një vend të rëndësishëm në jetën e njerëzve.

Ky shqetësim është ngritur prej kohësh, por duket se kohët e fundit po bëhet gjithnjë e më shumë problem sidomos për brezin e ri.

Klea Huta ka postuar së fundmi në instagramin e saj një foto që e demostron më së mirë situatën aktuale lidhur me këtë fakt ndërsa ngre shqetësimin për të ardhmen e fëmijëve në një botë ku teknologjia dhe rrjetet sociale po bëhen gjithnjë e më prezente.

“Kjo fotoja nuk e di çfarë përmban, por e ardhmja më duket shumë e trishtë. Shokët e ngushtë të nipërve apo mbesave të mia më duket sikur do jenë robotër. Dhe distancimi social ka nisur prej vitesh, se kuptoj propagandën e COVID-19”, shkruan Klea krahas fotos ku shpreh qartë shqetësimin me të cilin përballen përditë sidomos prindërit e fëmijëve në moshë adoleshence.

kleaa

Link: https://www.instagram.com/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6yWYp9pFUS/