Disa ushqime është e domosdoshme që të ruhet në frigorifer, por për disa të tjera nuk është e këshillueshme kjo pasi në vend që të qëndrojnë të freskëta mund të prishen dhe madje ta humbasin totalisht shijen.
Kështu nëse do të fusni në frigorifer disa lloje ushqimesh në fakt jeni duke bërë gabim, pasi kjo mund ti bëjë ato të humbasin ndër të tjera edhe vlerat ushqyese.
- Bananet
Ky frut nëse vendoset në temperatura të ulëta ka tendencën të nxihet dhe të humbasë shijen. Kështu që është më mirë që bananet nëse nuk do të konsumohen menjëherë të qëndrojnë të lidhura me njëra tjetrën dhe në temperaturë ambjenti.
- Qepët
Qepët në frigorifer mund të kalben, pasi lagështia do të shkatërrojë sipërfaqen e tyre dhe kjo mund të bëjë që ti hidhni poshtë vetëm pas një apo dy ditësh në frigorifer.
- Buka
Nëse deri tani mendonit se buka në frigorifer qëndronte më e freskët e keni ditur gabim. Buka në frigorifer do të bëhej më shpejt bajate.
- Kafja
Ruajtja e kafes në frigorifer nuk ndihmon në mbajtjen e aromës së saj, përkundrazi ka efekt të kundërt, duke bërë që kafja të mos ketë aromë dhe të humbasë lagështinë.
- Patatet
Edhe ky ushqim duhet të qëndrojë larg frigoriferit, kjo pasi patatja ka niseshte dhe ky produkt në kontakt me temperaturat e ftohta priret të ndryshojnë.
- Domatet
E njëjta gjë vlen edhe për domatet, nëse ato i ruajmë në frigorifer ndikojmë direkt në shijen e tyre e cila neutralizohet dhe humbet.
Link: https://www.mirror.co.uk/lifestyle/health/11-foods-you-should-never-7553377
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/psy-nI3562c