Shumë njerëz ankohen për punën e tyre, e ndonjëherë shkojnë të detyruar prej pagës në punë.
Por përpara se të mendoni që puna juaj nuk është ajo e duhura, shikoni se sa punë të çuditshme ekzistojnë në botë.
- Fjetësit profesionistë
Në Filipine ekzistojnë disa hotele ku ka punonjës që paguhen për të fjetur. Ata duhet të flenë 6 deri në 8 orë me qëllim që të testojnë dyshekët dhe jastekët e më pas të shkruajnë përshtypjen mbi eksperiencën e gjumit.
- Vëzhguesit me kohë të plotë të Netflix
Imagjinoni të paguheni vetëm për të parë televizor gjithë ditën. E pra Neflix paguan disa punëtore që të shohin të gjitha filmat e programet para se ato të publikohen. Kjo shërben për të përcaktuar se cilit zhanër i përket program apo filmi.
- Shtytësit e njerëzve në trena
Transporti publik nuk është gjithmonë komod e madje dyndja e sa më shumë njerëzve nëpër trena është një punë e mirëfilltë në Japoni, ku një person paguhet vetëm për të shtyrë brenda trenin sa më shumë njerëz me qëllim që më pas të mundësojë mbylljen e derës.
- Vajtuesit Profesional
Në jug lindje të Azisë disa persona paguhen për të vajtuar në funerale.
Nëse dikush vdes familjarët paguajnë një vajtues profesionist i cili duhet të qajë gjatë gjithë ceremonisë se varrimit.
- Mjelësit e gjarpërinjve
Duket e rrezikshme, por në fakt ka njerëz që punësohen vetëm për të nxjerrë helmin nga gjarpërinjtë, përpunimi i të cilit shërben në mjekësi për ilaçe të ndryshme.
- Testuesit e ushqimit të qenve
Kjo punë konsiston në testimin e të gjitha produkteve të qenve, përpara se të dalin në treg. Një grup njerëzish provojnë që nga korkat e deri tek mishi që shërben për të ushquar qentë.
- Gjykuesit e aromave
Për të testuar efektivitetin e produkteve të reja tek njerëzit, punësohen njerëz të posaçëm të cilët duhet vetëm të nuhasin këmbët apo sqetullat e dikujt për të parë sa efektivë është aroma apo kremi i ri që do të hidhet në përdorim.
Link: https://theundercoverrecruiter.com/weirdest-jobs-world/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/QckxruozjRg