3 persona ndërrojnë jetë, ulet numri i rasteve të reja
124 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar njofton se fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 3 persona.
Ndërkaq në të dyja spitalet në vend situata paraqitet e qëndrueshme.
Aktualisht po marrin shërbim spitalor 178 persona, 18 në terapi intensive dhe 6 të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 70 persona, duke e çuar në 7309 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Duke u nisur nga situata Ministria vijon të bëjë apel për të respektuar rregullat e higjenës si dhe për të përdorur maskën në ambjente të mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=j0KkPViF1Fs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/