Home Aktualitet E fundit/ 4 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta
E fundit/ 4 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta
0

E fundit/ 4 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta

0
0

144 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total janë kryer 912 testime ditore, ndërsa mësohet se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 4 persona.

Aktualisht në vendin tonë numërohen 5185 persona aktive në të gjithë vendin, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 persona duke e çuar në 8825 numrin total të të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

Ekspertë të Ministrisë njoftojnë se java e kaluar është paraqitur me një trend të lehtë pozitiviteti krahasuar me një javë më parë me një mesatare ditore prej 145,5 raste.

Ndërsa incidenca javore është 35,6 raste në një milion banorë.

manastirliu

Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/