Home Aktualitet E fundit/ Ndërrojnë jetë dy pacientë, rriten sërish shifrat
E fundit/ Ndërrojnë jetë dy pacientë, rriten sërish shifrat
0

E fundit/ Ndërrojnë jetë dy pacientë, rriten sërish shifrat

0
0

167 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

90 raste janë rregjistruar vetëm në Tiranë që konsiderohet vatra më e nxehtë e epidemisë.

16 raste të tjera në Durrës, 11 në Korçë, 9 në Berat, 7 në Fier, 6 në Lushte, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, dy raste në Krujë, Elbasan Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar si dhe nga një rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastërm Memaliaj, Shijak dhe Vorë.

Fatkeqësisht dy persona kanë ndërruar jetë, një 74 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend  po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 të intubuar.

Gjatë 24 orëvë të fundit listës së personave të shërura i janë shtuar edhe 89 qytetarë të tjerë duke e çuar në 9304 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-89-te-sheruar-167-raste-te-reja-dhe-2-humbje-jete/

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/category/lajme/