Home ShowBiz E rëndë, këngëtari i famshëm diagnostikohet me tumor në tru
E rëndë, këngëtari i famshëm diagnostikohet me tumor në tru
0

E rëndë, këngëtari i famshëm diagnostikohet me tumor në tru

0
0

Këngëtari i njohur britanik Tom Parker është diagnostikuar me tumor në tru, fatkeqësish i pa operueshëm.

32 vjeçari për 5 vite me rradhë ka qenë pjesë e grupit të famshëm The Ëanted” dhe lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë ai me anë të një statusi në instagram.

Këngëtari ka dhënë një intervistë për revistën “OK”, ku ka folur gjatë mbi sëmundjen dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Në një foto të shpërndarë në instagram, shkëputur nga kopertina e revistës në fjalë, Tom shkruan: “Ne jeni të mbushur me dashurinë, mbështetjen dhe pozitivitetin e të gjithë njerëzve. Shumë njerëz na kanë treguar historitë e tyre pozitive dhe kjo është e pabesueshme. Faleminderit revistës “OK”, intervistën ekskluzive me ne dhe që u treguan kaq të kuptueshëm. Ne po luftojmë me këtë dhe falënderojmë të gjitha ata që na qëndrojnë pranë dhe luftojnë me ne. Le t’ja dalim”

Tom dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një vajze, ndërsa në maj të këtij viti, njoftuan se do të bëhen sërish prindër.

https://www.instagram.com/p/CGQKoj6pch0/

Link: https://www.instagram.com/p/CGQKoj6pch0/

https://www.instagram.com/p/CGO5ydNp_NG/

Link: https://www.instagram.com/p/CGO5ydNp_NG/

Burimi i fotos:https://www.pexels.com/photo/black-and-gray-microphone-164829/