Home ShowBiz Me dedikimin prekës për të shoqen, John Legend ngjitet në skenë pas humbjes së fëmijës
Me dedikimin prekës për të shoqen, John Legend ngjitet në skenë pas humbjes së fëmijës
0

Me dedikimin prekës për të shoqen, John Legend ngjitet në skenë pas humbjes së fëmijës

0
0

Crissy Teigen dhe John Legend përjetuan një ngjarje të dhimbshme në fillim të këtij muaji.

Modelja humbi fëmijën pas komplikacioneve të shtatëzanisë dhe lajmin e dha vetë në rrjetet sociale ku rrëfeu gjithashtu se kishin zgjedhur dhe një emër për të voglin e tyre që nuk mundi dot të vinte në jetë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari është ngjitur në skenë për herë të parë pas humbjes së fëmijës dhe përpara se të performonte këngën “Heart break” tha se kjo këngë ishte për Crissy-in.

Perfomanca e tij e dhimbshme në piano ndërsa interpretonte këngën është pëlqyer dhe komentuar nga mijëra fansa të këngëtarit.

Crissy dhe John janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa shtatëzania e trete ishte një surprizë pasi modelja nuk mund të mbetej dot shtatëzanë pa ndihmën e trajtimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=_oamXg6cBO0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=_oamXg6cBO0

https://www.instagram.com/p/CFyWQLWpJ3u/

Link: https://www.instagram.com/p/CFyWQLWpJ3u/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEU0-HNJ2zA/