Home ShowBiz Ofendoi konkurrenten por u pendua, Renato: “Më rrëmbeu..”
Ofendoi konkurrenten por u pendua, Renato: “Më rrëmbeu..”
0

Ofendoi konkurrenten por u pendua, Renato: “Më rrëmbeu..”

0
0

Në puntatën e kaluar të “Hell’s Kitchen”, shef Renato ofendoi njërën prej konkurenteve duke e quajtur qorre, pasi kishte lënë disa fara limoni në pjatë.

Ky lloj komunikimi nga ana e tij ka ndeshur me kritika të shumta nga miq e fansa që e ndjekin këtë shoë.

Duke nisur nga gjithë debati që shkaktoi komenti i tij, Renato ka vendosur të shpjegojë gjithçka duke u shprehur i penduar në një foto ku edhe vetë pozon me syze.

“Edhe shefi pendohet. Më rrëmben kuzhina dhe dëhsira për perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon atë që i thash Erkiadës në episodin e kaluar, njërës nga konkurrentet! Një fjalë që goditi si shigjetë tek ajo dhe ju që shihni programin! Unë kam mbajtur syze ashtu si edhe familjarët e mi, ndaj kurrësesi qlëlim im nuk është ofendoj askënd. I bashkohem thirrjes suaj, se duhet të evitojmë këtë mënyrë komunikimi! Ama nga ky gabim të gjithë një mesazh e morën, se kur themi të tjerëve një fjalë të shëmtuar i lëndojmë ata. Nga progami I pamë të dyja anët e medaljes, atë që gjuan me fjalë dhe personin që vuan nga ato. Mos harroni diçka “Hell’s Kitchen” është një shoë. Unë ju kërkoj të mos imitoni asgjë çfarë ndodh aty”, shkruan Renato në statusin e tij.

https://www.instagram.com/p/CGX6lH4jJ3d/

Link: https://www.instagram.com/p/CGX6lH4jJ3d/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sV_yWnukB/