Home ShowBiz “Mbijetova 9862 ditë në tokë”, Lori ndan momentet speciale nga 27 vjetori
“Mbijetova 9862 ditë në tokë”, Lori ndan momentet speciale nga 27 vjetori
0

“Mbijetova 9862 ditë në tokë”, Lori ndan momentet speciale nga 27 vjetori

0
0

Lori Hoxha feston sot 27 vjetorin e lindjes.

Ajo ka postuar në instagram një foto pranë një torte ngjyrë rozë me disa qershi sipër ndërsa ka një mesazh shumë të veçantë drejtuar vetes.

Fotoja duhet të jetë shkëputur nga festa e saj e ditëlindjes ndërsa krahas saj Lori shkruan: “ Mbijetova 9862 ditë në tokë. Mirënjohëse për gjithë të gjitha pengesat dhe rikthimet, uljet dhe ngritjet, buzeqeshjet dhe lotët. Mezi po pres për një tjetër udhëtim rreth diellit dhe faleminderit të gjithëve ju që udhëtoni me mua”, shkruan ajo krahas fotos përpara tortës së ditëlindjes.

Lori ka marrë pafund urime nga miq dhe fansa të saj, një pjesë të të cilave ajo i ka postuar në instagram.

Një urim i veçantë i ka bërë edhe Sara, e cila ka postuar në instagram një foto ku pozojnë të dyja fëmijë bashkë me një mesazh mjaft unik.

https://www.instagram.com/p/CGhi_cHlvkT/

Link: https://www.instagram.com/p/CGhi_cHlvkT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF6vyf_l1_1/