Home Aktualitet COVID-19, vijonë shifrat në rritje, tre persona ndërrojnë jetë
COVID-19, vijonë shifrat në rritje, tre persona ndërrojnë jetë
0

COVID-19, vijonë shifrat në rritje, tre persona ndërrojnë jetë

0
0

302 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar informon se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë tre persona, një 62 dhe një 80 vjeçar nga Tirana si dhe një 63 vjeçare nga Mirdita.

Numri më i lartë i rasteve të reja vijon të jetë në Tiranë e cila konsiderohet vatra më e nxehtë dhe ku janë rregjistruar 173 raste të reja.

Aktualisht në të dyja spitalet po trajtohen 258 persona, 19 në terapi intensive dhe 6 persona të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 persona, duke e çuar 10395 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.

ministria njoftim

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY