Home ShowBiz Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i vajzës
Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i vajzës
0

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i vajzës

0
0

Aktori i njohur turk Kenan imirzalioglu, i njohur sidomos për rolin e e tij të Ezelit në serialin me të njëjtin emër është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij Sinem Kobal sollën në jetë një vajzë të cilën vendosën ta quajnë Lalin.

Sipas mediave turke, aktori kishte rezervuar gjithë katin e spitalit dhe askush përveç stafit mjekësor dhe familjarëve nuk është lejuar të hyjë brenda.

Çifti është larguar nga spitali gjatë ditës së sotme, ndërsa tek dera i prisnin mediat.

Ndërsa Kenan po mbante të voglën në duar, bashkëshortja e tij i është përgjigjur mediave duke thënë se si ajo edhe vogëlushja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Sinem dhe Kenan janë martuar 4 vite më parë, ndërsa lajmi për vogëlushen u mësua në maj të këtij viti.

https://www.instagram.com/p/CBiclXXjnAL/?igshid=e8g07hqf5p82

Link: https://www.instagram.com/p/CBiclXXjnAL/?igshid=e8g07hqf5p82

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/xrT9twwwC6Y