Home ShowBiz Albani nis rrugëtimin në “Vizion Plus” me surprizën më të bukur nga familja
Albani nis rrugëtimin në “Vizion Plus” me surprizën më të bukur nga familja
0

Albani nis rrugëtimin në “Vizion Plus” me surprizën më të bukur nga familja

0
0

Pas gati 20 vitesh në ekranin e “Top Channel”, Alban Dudushi do të nisë këtë sezon një program në ekranin e “Vizion Plus”.

Ai ka treguar se mbrëmjen e sotme do të nisë “Spotlight”, një emision i ri në ekranin e Vizion Plus, por pa dhënë detaje se çfarë formati ka ky program.

Albani ka postuar në instagram një foto nga zyra së bashku me një tufë gjigande me lule dhuratë nga Bieta, vajza e tij Joel dhe vogëlushi Kroi.

“Një dhuratë për “Spotlight” nga tre diejt e mi, Kroi, Joel dhe Bieta Sulo. Jua dua pa fund dhe më ndriçoni çdo sitnë të jetës sime. Premiera e Spotlight sonte në Vizion Plus në orën 21:00 nis kështu me këmbë të mbarë”, shkruan Albani krahas fotos ku pozon pranë tufës me lule.

Miq, kolegë dhe fansa të tij i kanë uruar moderatorit suksese në këtë eksperiencë të re në një tjetër ekran.

https://www.instagram.com/p/CGrviP5LCLL/

Link: https://www.instagram.com/p/CGrviP5LCLL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDKCWeHHhM_/