Gazetari Bledi Mane i ftuar si çdo të dielë në rubrikën “Rrethi katror” në “E Diell” ka shkuar i veshur në mënyrë ushtarake.
Ai tregoi me humor se është veshur gati për luftë me Greqinë lidhur me debatin e shumëpërfolur për vijën detare.
Mane është çuar në këmbë duke treguar se përveç xhaketës ka veshur gjithashtu edhe të brendshmet ushtarake.
Ai ka zbërthyer pantallonat live gjatë emisionit duke treguar përpara kamerës të brendshmet e tij ushtarake njësoj si xhaketa dhe çorapet.
Gazetari ka shkaktuar të qeshura në studio teksa ka bërë një veprim të tillë.
Greqia ndërkaq ka kërkuar që të zgjerohet me 12 milje në bregdetin shqiptar dhe kjo çështje ka hasur debate dhe kundërshtime të shumta.
Ndërkohë pas diskutimeve palët ranë darkord që çështja të kalojë në Hagë duke mos arritur në një marrëveshje dypalëshe.
Link: https://www.instagram.com/p/CGxouNWFiMy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF4zR9yg0T0/