Vetëm pak muaj më parë ajo ishte brune, dhe shumë rrallë eksperimentonte me ngjyrën e flokëve.
Por së fundmi Kida është shndërruar në një bionde shumë simpatike e madje ka eksperimentura edhe me ngjyrën rozë.
Ndërkohë së fundmi ka ndryshuar sërish model dhe këtë herë i ka bërë flokët gërsheta të vogla dhe në njërën prej fotove të postuara ka shtuar edhe baluke të prera shumë shkurt.
Pikërisht në këtë foto dhe me këtë look që duket se e ka krijuar vetë ajo vendos të pyesë se si duket dhe duket sikur kërkon të marrë mendim nëse do ti shkonte ky model.
Në fakt në fotot e realizuara me flokët gërsheta, ajo duket kaq ndryshe dhe megjithë grimin dhe mënyrën se si pozon ka tërhequr vëmendjen e fansave të cilët e kanë komplimentuar për lookun.
Link: https://www.instagram.com/p/CHFjUFjhFo5/, https://www.instagram.com/p/CHBGCPUBF0c/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEwVaMXhdoG/