Home Aktualitet E fundit/ Rekord infektimesh në vend, rritet numri i viktimave
E fundit/ Rekord infektimesh në vend, rritet numri i viktimave
0

E fundit/ Rekord infektimesh në vend, rritet numri i viktimave

0
0

421 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu një shifër rekord rastesh të reja e cila ka ardhur duke u rritur gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vatra më e nxehtë vijon të jetë kryeqyteti ku janë rregjistruar 180 raste të reja, për të vijuar më pas me 30 raste në Berat, nga 20 në Elbasan dhe Korçë, 15 në Kukës, 13 në Vlorë e Kavajë, 12 në Shkodër, 11 në Fier dhe Gjirokastër, ndërsa në qytetet e tjera ka pasur një numër më të ulët rastesh.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona, ndërsa në të trea spitalet në vend janë të shtruar 346 pacientë, 10 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të treguar kujdes duke respektuar masat e higjenës dhe duke përdorur maskën në çdo ambjent.

Link dhe Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/