Home Aktualitet E fundit, rritet numri i vdekjeve, shifrat me COVID-19 ende të larta
E fundit, rritet numri i vdekjeve, shifrat me COVID-19 ende të larta
0

E fundit, rritet numri i vdekjeve, shifrat me COVID-19 ende të larta

0
0

507 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 11 persona.

Tirana vijon të mbetet një prej zonave më të prekura ku rregjistrohet më shumë se gjysma e rasteve ditore.

Konkretisht vetëm në kryeqytet janë shënuar 295 raste të reja, ndërsa rastet e tjera janë ndarë në thuajse të gjitha qytetet në vend.

Situata paraqitet problematike edhe në spitale ku aktualisht po marrin trajtim 363 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Ndërkaq kujtojmë se duke nisur nga mbrëmja e sotme do të vihet në zbatim ora policore.

Pas orës 22 nuk do të lejohet lëvizja e qytetare përveç urgjencave dhe për motive pune, ndërsa do të mbyllen të gjitha baret e restorantet deri në orën 6 të mëngjesit për të paktën 3 javë.

Situata do të shihet në vazhdimësi për të vendosur se si do të operohet në vijim.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY