Home ShowBiz Loredana poston videon më të bukur me Hanën, ja si i thërret ajo të ëmës
Loredana poston videon më të bukur me Hanën, ja si i thërret ajo të ëmës
0

Loredana poston videon më të bukur me Hanën, ja si i thërret ajo të ëmës

0
0

Këngëtarja Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër të një vajze gati dy vite më parë.

Loredana poston herë pas herë foto dhe video të së bijës e cila po rritet dita ditës dhe po zbukurohet gjithnjë e më shumë.

Këtë herë Loredana ka postuar në instastory një video ku vogëlushja kërkon gjithë vëmendjen e të ëmës.

Ajo dëgjohet teksa i flet me zë të lartë “Mami” disa herë, ndërsa më pas kur ajo nuk e kthen kokën, vogëlushja i shkon afër e kap nga fytyra  duke kërkuar që ajo ta shohë dhe vazhdon ti thërrasë mami.

Më pas vogëlushja del para kamerës  dhe nuk e lë Loredanën të realizojë atë çfarë kishte në mendje, por shkon ta përqafojë, ndërsa ajo qesh dhe puth e përqafon vogëlushen.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF4ogO0l45G/