Home ShowBiz Serenatë në oborrin e spitalit, 81 vjeçari surprizon gruan e sëmurë me COVID
Serenatë në oborrin e spitalit, 81 vjeçari surprizon gruan e sëmurë me COVID
0

Serenatë në oborrin e spitalit, 81 vjeçari surprizon gruan e sëmurë me COVID

0
0

Një 81 vjeçar italian ka vendosur të surprizë bashkëshorten e tij  Carla e cila është shtruar në spital e prekur nga Coronavirus.

Stefano Bozzini ka menduar që të gëzojë disi bashkëshorten e tij e cila prej ditësh ndodhet e shtruar në spital.

Ai ka shkuar në oborrin e spitalit me një fizarmonik në duar, ndërsa ka filluar të luajë të gjitha këngët që i kanë shoqëruar në udhëtimin e tyre të gjatë 47 vjeçar së bashku.

Gruaja e tij Carla është afruar tek dritarja për disa minuta dhe ka shijuar koncertin e të shoqit duke i buzëqeshur herë pas here.

Koncerti i tij ka mbledhur në dritaret e spitalit shumë pacientë të tjerë të cilët e kanë pëlqyer dhe madje duartrokitur përformancën e këtij burri të dashuruar që ka bërë një gjest kaq të veçantë për të shoqen.

https://www.youtube.com/watch?v=45XGjO-IxcQ

Link dhe Burimi i botos: https://www.youtube.com/watch?v=45XGjO-IxcQ