Home ShowBiz Si dukej Elia me barkun e rrumbullakosur, Princ Leka poston fotot e saj shtatëzanë
Si dukej Elia me barkun e rrumbullakosur, Princ Leka poston fotot e saj shtatëzanë
0

Si dukej Elia me barkun e rrumbullakosur, Princ Leka poston fotot e saj shtatëzanë

0
0

Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër të një vajze pak javë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushën Geraldinë në nder të Mbretëreshës Geraldinë, nënës së Princ Lekës.

Lajmin për ardhjen në jetë të vogëlushes e dha vetë Princi me një foto shumë të këndshme të të dyve teksa mbanin në dorë vogëlushen.

Ndërkohë së fundmi Princi ka postuar disa foto të Elias me barkun e rrumbullakosur pak para lindjes.

Ata të dy nuk kishin postuar kurrë më parë asnjë foto nga shtatëzania e madje lajmi u mor vesh vetëm kur Elia lindi vajzën.

Në këto foto Elia duhet të jetë në muajin e fundit të shtatëzanisë ndërsa pozon me një fustan të gjatë ngjyrë pana.

Vogëlushja Geraldinë erdhi në jetë në 22 tetor të këtij viti duke shtuar shumë gëzim në familjen mbretërore.

124746156_717215082513234_4437563654044391196_n

princ leka

Link: https://www.instagram.com/p/CHicsdNHkUN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6eX6BinMlo/