Home Aktualitet Një tjetër rekord i zi, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID
Një tjetër rekord i zi, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID
0

Një tjetër rekord i zi, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID

0
0

786 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu një rekord të ri në vend.

Numri më i lartë vijon të shënohet në kryeqytet ku nga totali i rasteve 379 janë vetëm në Tiranë.

Më pas vjen Gjirokastra me 71 raste, Shkodra me 35, 31 në Fier, 28 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Elbasan nga 23 në Vlorë, Berat e Sarandë ndërsa rastet e tjera janë shpërndarë në të gjitha qytetet e tjera.

Sipas të dhënave të Ministrisë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 11 persona.

Aktualisht në të trea spitalet në vend po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar distancat dhe për të qëndruar të izoluar në shtëpi nëse dyshoni se jeni prekur apo jeni në përgjigje të testit.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY