Home Aktualitet COVID-19, rëndohet bilanci i viktimave, rekord i ri rastesh të reja
COVID-19, rëndohet bilanci i viktimave, rekord i ri rastesh të reja
0

COVID-19, rëndohet bilanci i viktimave, rekord i ri rastesh të reja

0
0

15 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë të infektuar me COVID-19, mes të cilëve edhe një foshnje 16 muajshe.

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj zyrtar komunikon se nga testimet ditore kanë rezultuar 836 raste të reja duke shënuar një tjetër rekord në rritje rastesh pozitive.

560 raste janë shënuar vetëm në kryeqytet, vatra më e nxehtë e infesionit që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në të trea spitalet në vend ndodhen të shtruar 436 pacientë, 10 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruar në 15.055 që nga fillimi i epidemisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY