Këngëtarja Mihrije Braha ka qenë e ftuar në Prive në rubrikën 5 data të rëndësishme ku ka rrëfyer me detaje ngjarjet më të rëndëishme në jetën e saj.
Ndërsa shumica lidhen me karierën dhe jetën private, këngëtarja ka treguar edhe një ngjarje të pazakontë në vitin 1995 ku e kanë dënuar me një vit burg për kalim illegal të kufirit.
Ajo dhe Naimi ishin nisur për Maqedoni kur i ndalon policia rrugës dhe i pyesin përse kishin qenë në Shqipëri.
“Na morrën pasaporta, na kthyer dhe na dënuan me një vit burg, ose e konvertuar në dinarë”, thotë Mihrija teksa kujton ngjarjen.
Ajo tregoi se nuk bënë burg, por e konvertuan dënimin në lekë, duke paguar shifrën e paracaktuar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=JkqkuftjU7A
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDKOn1Ljx_H/