Ish missi shqiptar Agnesa Vuthaj është padyshim një prej femrave më tërheqëse të showbizit.
Ajo rrallë ka eksperimentuar me ngjyrën apo modelin e flokëve, pasi gjithnjë e kemi parë brune dhe me flokë të gjatë.
Rallë mund të ketë ndodhur që Agnesa të ndryshojë disi ngjyrën e flokëve, por modeli ka qenë i njëjtë për një kohë të gjatë.
Së fundmi gjithsesi ka vendosur që të ndryshojë edhe modelin e flokëve, duke i shkurtuar deri tek veshët, një model që pavarësisht shumë i shkurtër, i shkon shumë.
Ajo ka postuar 6 foto të ndryshme me këtë model, ndërsa pyet miqtë e saj se cila është e preferuara e tyre.
Ky ndryshim në look është pëlqyer nga ndjekësit dhe miqtë e saj në rrjetet sociale dhe kjo duket në komentet pozitive që i kanë lënë krahas fotove.
Link: https://www.instagram.com/p/CIOV71-H00Q/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHLp5NNHGjB/