Home Aktualitet COVID-19, vijojnë shifrat e larta, 14 humbje jete dhe raste të reja në rritje
COVID-19, vijojnë shifrat e larta, 14 humbje jete dhe raste të reja në rritje
0

COVID-19, vijojnë shifrat e larta, 14 humbje jete dhe raste të reja në rritje

0
0

753 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2532 testime dhe vetëm në Tiranë janë shënuar 431 raste.

Ndërkohë fatkeqësisht  kanë ndërruar jetë 14 persona të moshave 53 deri në 86 vjeç.

Aktualisht në të katërta spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 450 persona, 38 në terapi intensive dhe 11 në intubim.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për qytetarët dhe bizneset që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha masat anticovid me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/