Home ShowBiz Fjoralba nuk fshihet më, publikon foton e parë me partnerin
Fjoralba nuk fshihet më, publikon foton e parë me partnerin
0

Fjoralba nuk fshihet më, publikon foton e parë me partnerin

0
0

Moderatorja Fjoralba Ponari prej kohësh është në një lidhje, por deri tani asnjëherë nuk e kishte bërë publik portretin e partnerit të saj.

Megjithatë kohë më parë, mediat e zbuluan se kush ishte djaloshi simpatik që ka fituar zemrën e moderatores.

Vetë ajo reagoi pas lajmeve duke publikuar lajmin e një prej portaleve, ndërsa tha se i kishin bërë mirë detyrat, duke konfirmuar kështu lajmin.

Ndërkohë sot ajo ka postuar në story për herë të parë një foto me partnerin ndërsa ndodhen në një restorant.

Ata pozojnë të lumtur përkrah njëri tjetrit ndërsa moderatorja e shoqëron foton me një qenush që mban një trëndafil rozë në dorë.

Kujtojmë se Fjoralba do të nisë shumë shpejt një emision të ri në “Top Channel”, një format i ngjashëm me “Dua të të bëj të lumtur”, apo “Ka një mesazh për ty”, por në qendër do të jenë fëmijët.

fjoralba

Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGNUhIbHhRC/