Pak ditë më parë disa foto të Arionit me Anën në shtrat kanë shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në media.
“Përputhen” ka transmetuar për dy ditë rrjesht puntata të rregjistruara ne tentativë për të bindur protagonistët që të rrëfenin çfarë kishte ndodhur.
Ndërsa në puntatën e djeshme as Arioni dhe as Ana nuk ishin në studio, por Ana vendosi të realizonte një lidhje live dhe të sqaronte të gjithë situatën.
Ana e pranoi se në foto ishte ajo, por me Arionin nuk ka ndodhur asnjë gjë.
Ajo kishte shkuar aty pasi Arioni i kishte thënë se ishte pa qejf dhe meqë janë në një lagje kishte vajtur për ti dhënë një ilaç.
Duke qenë se kishte shkuar vonë, nga lodhja e ka zënë gjumi.
Ana mes lotësh ka treguar gjithashtu se Arioni e ka kërcënuar se do të pendohej nëse nuk sillej mirë me të dhe se ajo ka bërë dy denoncime të cilave do t’ju shkojë deri në fund.
Link: https://www.instagram.com/p/CIoEmlbAJJn/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHI9N-zng3y/