Home Aktualitet E fundit/ Ulen shifrat ditore me COVID-19, 11 persona ndërrojnë jetë
E fundit/ Ulen shifrat ditore me COVID-19, 11 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit/ Ulen shifrat ditore me COVID-19, 11 persona ndërrojnë jetë

0
0

580 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një ulje të lehtë të rasteve ditore.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar njofton se 185 raste janë rregjistruar vetëm në Tiranë, 28 në Vlorë, 25 në Lezhë, 23 në Shkodër dhe Elbasan, nga 21 raste në Fier e Sarandë, 20 në Durrës, 19 në Kurbin, 18 në Kukës, 15 në Lushnjë e kështu me rradhë në thuajse të gjitha qytetet në vend.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 11 persona.

Ndërkaq në 4 spitalet në vend po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive dhe 13 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë bëjnë apel që në prag festash të shmangen grumbullimet, lëvizjet dhe të festohet brenda familjes për të shmangur përhapjen e mëtejshmë të virusit.

Link: https://shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-2615-testime-528-te-sheruar-580-raste-te-reja-dhe-11-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/