Të dhënat e fundit me COVID-19, kurba vijon të jetë e pandryshueshme
0
0
510 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një qëndrueshmëri rastesh prej disa ditësh.
Ndërkaq Tirana vijon të jetë vatra më e nxehtë ku janë shënuar gati gjysma e rasteve të evidentuara në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 8 persona.
Ndërkohë numri i të shtruarve në spitali vijon të jetë i qëndrueshëm.
Në të katërta spitalet në vend po trajtohen 345 pacientë, 21 në terapi intensive dhe 13 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 30 mijë e 276 që prej fillimit të epidemisë.
Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/