Home Aktualitet E fundit/ Rriten rastet me COVID-19, 9 persona ndërrojnë jetë
E fundit/ Rriten rastet me COVID-19, 9 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit/ Rriten rastet me COVID-19, 9 persona ndërrojnë jetë

0
0

553 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 9 persona midis moshës 51 deri në 81 vjeç.

Ndërkohë vatra më e nxehtë e sëmundjes vijon të jetë Tirana ku gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 230 raste të reja.

Sipas të dhënave të Ministrisë në të katërta spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 309 pacientë, 22 në terapi intensive dhe 9 të intubuar.

514 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë në 30790.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/