Home ShowBiz Një raport për t’u patur zili, ish gruaja e Bleros i bën dhuratë Afronës
Një raport për t’u patur zili, ish gruaja e Bleros i bën dhuratë Afronës
0

Një raport për t’u patur zili, ish gruaja e Bleros i bën dhuratë Afronës

0
0

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka qenë e martuar dikur me këngëtarin Blero Muharremi me të cilin ka edhe një vajzë.

Por tashmë secili ka ndërtuar jetën e vet, Blero është martuar me modelen Afrona Dika, ndërsa aktorja është martuar dhe ka sjellë në jetë edhe një vajzë tjetër.

Por raporti i saj me gruan e ish bashkëshortit është për t’u patur zili.

Ato të dyja kanë pasur gjithmonë një raport shumë të mirë dhe këtë e tregon fakti që nuk harrojnë ti bëjnë dhurata njëra tjetrës me raste festash.

Afrona ka treguar me anë të një postimi në instagram dhuratën e Teutës, një tufë me trëndafila të kuq dhe një produkt kozmetike për fytyrën.

Ajo e ka falënderuar personalisht Teutën dhe bashkëshortin e saj për dhuratën.

Teuta, Afrona

Link: https://www.instagram.com/afronadika/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIbDI2aFTfu/https://www.instagram.com/p/CJIymGCLzJ3/