Home Aktualitet Rritet sërish numri i rasteve të reja me COVID, ulet numri i viktimave
Rritet sërish numri i rasteve të reja me COVID, ulet numri i  viktimave
0

Rritet sërish numri i rasteve të reja me COVID, ulet numri i viktimave

0
0

581 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar sërish një rritje të rasteve ditore.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 4 persona.

Ndërkaq vatra më e nxehtë vijon të mbetet Tirana ku vijon të rregjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore.

Në të katërta spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 285 pacientë, 20 prej të cilëve në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Ndërkohë bëhet me dije se gjaë 24 orëve të fundit janë shëruar 485 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë në 33185.

Ekspertë të  Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e vendosura për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të sëmundjes.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY