Home Aktualitet Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja, 6 persona ndërrojnë jetë
Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja, 6 persona ndërrojnë jetë
0

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja, 6 persona ndërrojnë jetë

0
0

185 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu për të disatën ditë radhazi një ulje të numrit të rasteve ditore.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 6 persona.

Rastet e reja janë shpërndarë si më poshtë, 31 raste në Tiranë,19 në Shkodër e Vlorë, 12 në Sarandë, 9 në Kurbin e Lëzhë, 8 në Durrës, Kavajë e Cërrik, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, 3 në Fier, Berat, Patos e kështu me radhë nga dy apo rast në qytetet e tjera në vend.

Aktualisht në të katërt spitalet në vend po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 pacientë duke e çuar numrin e të shërurve në 34 mijë e 996 që prej fillimit të epidemisë.

Link: https://shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-1281-testime-348-te-sheruar-185-raste-te-reja-dhe-6-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/