Home Aktualitet Rritet ndjeshëm kurba e infektimeve me COVID-19, 11 persona ndërrojnë jetë
Rritet ndjeshëm kurba e infektimeve me COVID-19, 11 persona ndërrojnë jetë
0

Rritet ndjeshëm kurba e infektimeve me COVID-19, 11 persona ndërrojnë jetë

0
0

660 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një rritje të rasteve krahasuar me ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, njofton gjithashtu se fatkqësisht kanë ndërruar jetë 11 persona, ndërkohë është rritur edhe numri i testimeve krahasuar me disa ditë më parë.

Konkretisht janë kryer 3424 testime në të gjithë vendin dhe vatra më e nxehtë vijon të jetë Tirana me 241 raste të reja ditore.

Aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 555 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 35.551 që prej fillimit të pandemisë.

Link: https://shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-3424-testime-555-te-sheruar-660-raste-te-reja-dhe-11-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/