Legjenda e hip hop-it Dr Dree është shtruar me urgjencë në spital pas një problemi serioz në tru.
Sipas TMZ, Dree ndodhet aktualisht në një klinikë mjekësore në Los Angeles ku po trajtohet prej aneurizmës cerebrale, një sëmundje e enëve të gjakut të trurit.
Duke pasur parasysh që lajmi është shpërndarë me shpejtësinë e erës në të gjitha mediat, Dr Dree ka reaguar në instagramin e tij duke I qetësuar fansat dhe duke i njoftuar se aktualisht është nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Faleminderit familjes, miqve dhe fansave për interesin dhe urimet. Jam shumë mirë dhe po marr trajtimin të shkëlqyer nga ekipi im i mjekëve. Do të dal shumë shpejt nga spitali dhe do të kthehen në shtëpi”, shkruan ai krahas një fotoje të postuar në instagram ndërsa falënderon edhe njëherë mjekët.
Link: https://www.instagram.com/p/BuClRvan62l/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJsHFm7pS5q/